Kujt i shkon më shumë kjo veshje?

Showbiz

Shumë vëmendje mori veshja e mrekullueshme e gjelbërt e Meghan Markle gjatë njërit prej eventeve të familjes mbretërore. Në ditën e Commonwealth-it, Dukesha e Sussex u shfaq me një fustan të bukur jeshil të puthitur pas trupit, kombinuar me një kapele dhe një pelerinë të së njëjtës ngjyrë, e këpucë me takë të lartë ngjyrë nudë.

Silueta e bukur e krijuar nga Wickstead i kishte rënë në sy dhe Gigi Hadid. Modelja veshi dicka të ngjashme vitin e kaluar, por me jumpsuit.

Pelerina ishte krijim i së njëjtës stiliste, vetëm se në një ngjyrë bojëqielli të ëmbël. Të dyja duken super elegante, aq sa nuk dimë ta ndajmë se cila prej tyre ngjan më bukur!