Kujt ia kishte marrë mendja? Setin e parë fotografik, Kendall Jenner e ka bërë me fotografin shqiptar!

Showbiz

kendall aksident

Tashmë bukuroshja Kendall Jenner pjesë e klanit Kardashian-Jenner falë punës së saj dhe gjithashtu bashkëpunëtorëve është një ndër modeleve më të njohura në botë. Por si e nisi ajo karrierën e modelingut?

fadil 2
Këtë detaj sapo na e zbuloi fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha nëpërmjet një fotografie të cilën ai e postoi në profilin e tij në intagram ku shkruan: “Seti i parë fotografik me Kendall Jenner në moshën 14 vjeçare, punuam së bashku për rreth 5 vite dhe pas kësaj jam shumë krenar për të”.Seti është bërë për ditën kombëtare të “qenushëve” dhe është në kuadër të një fushate të fotografit me “Sherri Hill” për vetëdijesimin e njerëzve për mbajtjen e qenëve.