Kundër Loredanës dhe Mozzik: Revista zviceriane një shkrim ‘anti-shqiptar’!

Showbiz

mozz bashk
Loredana dhe Mozzik janë emrat më të përmendur momentalisht në botën e repit. Çifti janë bërë prindër prej vetëm pak muajsh dhe njëkohësisht po shijojnë suksesin e këngëve të tyre. Së fundmi ata janë vënë në qendër të vëmendjes së revistës zviceriane “Weltwoche”, e cila në një shkrim të publikuar i cilëson shqiptarët si njerëz që “thonë fjali që janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace”. Loredana përshkruhet si një këngëtare e suksesshme me shumë ndjekës dhe me shumë klikime në Youtube. Megjithatë, në shkrim theksohet se ajo flet për Mercedes të zinj dhe drogë në këngët e saj duke i përdorur këto gjëra kundër shqiptarëve.

SAT

“Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë të lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë pesë veta tok me ‘Mercedes’ të zinj, kanë kafka të rrafshëta në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më ‘cool’ në botë, se vajzat presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë”, -shkruan ndër të tjera revista, sipas Dialog Plus. Ndërsa për Mozzik-un thotë se “në moshën 15-vjeçare ai mendonte të shiste drogë për të ndjekur ëndrrat e tij”, duke theksuar se ëndrra e tij është ëndrra e zakonshme e të gjithë burrave shqiptarë për të pasur shumë para, një Mercedez dhe një grua të ulur në vend të parë.