Kur karta e kreditit turpëron Adele…

Showbiz

caf27d994eef093131ec3a6b303f1042 L

Ajo mund të jetë muzikantja më e pasur e të gjitha kohërave në Britani, por kjo nuk do të thotë që një ditë të mbetet pa para.
Këngëtares Adele i është mohuar karta e kreditit teksa donte të paguante disa artikuj që kishte blerë në një nga dyqanet e H&M. As pasuria prej më shumë se 85 milionë dollarësh nuk e ka nxjerrë dot nga situata e sikletshme Adele e cila më pas e turpëruar është deturyar që ta anullonte veprimin kur pagesa nuk u autorizua nga banka e saj. “Unë shkova në H & M dhe karta ime u refuzua.

Oh zot, sa e turpshme! “ E skuqur në fytyrë , autorja e hitit “Someone like you”,  këmbënguli se më pas mundi  të bëjë disa blerje në dyqan tjetër aty pranë, përpara koncertit të saj në arenën e San Jose-së. “Askush nuk e dinte se isha unë, por gjithsesi u ndjeva e turpëruar”, tha Adele. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, qeni i saj Louie, u fut në sherr me një qen tjetër gjatë kohës që bënte shopping.