Kush do të jetë Partrick Swayze, në realizimin e ri të Dirty Dancing?

Showbiz

danc

Abigal Breslin, do të zërë vendin e Jennifer Grey, në realizimin e ri të filmit kult të viteve ’80, Dirty Dancing. Por, çfarë do të ndodhë me personazhin e Patrick Swayze?! Deri tani, nuk jepet ende asnjë e dhënë por mediat guxojnë me disa hipoteza…Me kujtimet e aktorit balerin, në një nga fimlat më të ndjekur të të gjitha kohërave, kur kërcente o interpretonte me kanatjeren e zezë në dhomën e vogël të pushimeve, specialistët, provojnë të gjejnë emrin e atij që mund ta zëvendësojë. Meqenëse është publikuar personazhi që do të luajë Baby-n, sado që nuk ka krejtësisht pafajsinë e Grey, ngelet bosh emri i Swayze. Janë të paktë ata që mund t’i zënë vendin megjithatë, emra si Zac Efron apo Jamie Bell, kanë nisur të lakohen. Edhe më mirë do ishte sikur të vërtetohej një nga supozimet e tjera për Ryan Gosling apo Channing Tatum. Sidoqoftë, kushdo të zgjidhet, asnjë shije nuk do të jetë aq e mirë sa e para.