Kush e kishte menduar? Edhe Beyonca këndoka nëpër dasma!

Showbiz

52zz
Po, po, edhe Beyonce këndon nëpër dasma, veçse jo nëpër dasma dosido, ama. Diva e muzikës do të këndojë në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur në Indi. Me dhjetra avionë privatë ndaluan në Udaipur, për të marrë pjesë në dasmën e Isha Ambani dhe Anand Piramal, ku do performojë Beyonce dhe ku të ftuar mes shumë njerzve të rëndësishëm është gjithashtu edhe Hillary Clinton.Ambani është e bija e Mukesh Ambani i cili është renditur si njeriu më i pasur në Indi sipas “Forbes”.

india

Dasma zhvillohet të mërkurën , por festa ka filluar që para disa ditësh me këngë, vallzime dhe rite të tjera tradicionale. Ceremonia e martesës po ndiqet me shumë vëmendje kuriozitet nga gjithë India, ashtu sikurse u ndoq edhe fejesa e çiftit e zhvilluar në liqenin Como në Itali me 600 të ftuar dhe ku performoi John Legend.

bey india