Kush është grupi që do të kthehet në skenë pas 6 vitesh ?

Showbiz

band
Grupi i njohur ‘Jonas Brothers’, kanë pothuajse 6 vite që janë larguar nga skena si ‘grup’ dhe kanë vazhduar karrierën e tyre si këngëtarë solo. Viti 2019 mesa duket do të sjellë disa ndryshime në karrierën e tyre, pasi vëllezërit kanë vendosur të ‘bashkojnë forcat’ dhe të risjellin projekte të reja së bashku. Burimet për ‘UsWeekly’ thonë që djemtë kanë vendosur të ndryshojnë emrin e grupit të tyre në ‘Jonas’.

jonas brothers
Një tjetër konfirmim ka ardhur dhe nga ‘The Sun’. “Pas suksesit në karrierën solo dhe projektet e reja, të tre mendojnë se ka ardhur koha të rikthejnë grupin e tyre”, shkruan revista. Edhe pse nuk ka pasur asnjë reagim nga Nick, Joe apo Kevin Jonas, hapja e ‘Instagram-it’ të vjetër të grupit dhe postimi i fundit i Nick, janë prova të mjaftueshme.