Kylie dhe Travis qenkan kthyer përsëri bashkë

Showbiz

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë kthyer sërish bashkë. Kylie i bëri të gjithë të dyshojnë me tre postimet e javës së kaluar ku shfaqeshin ajo dhe Travis me përshkrimin “it’s a mood.” Ndërsa sot, një burim për Entertainment Tonight konfirmon se janë sërish çift dhe se u bashkuan para një muaji.

“Ata kanë pasur gjithmonë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. U ndanë vjet sepse ishin shumë të ngarkuar. Nuk fokusoheshin dot mjaftueshëm te marrëdhënia sepse Kylie kishte biznesin, ndërsa Travis turneun dhe muzikën. Edhe pse kanë po aq punë, tani dinë ta menaxhojnë më mirë. Në fund të ditës, janë të lumtur që janë sërish një familje.”

As Kylie, as Travis s’i kanë konfirmuar lajmet, por vlen të përmendet se muajin e kaluar, për ditëlindjen e Stormi-t, ata nuk u ndanë në asnjë moment nga njëri-tjetri.