Kylie Jenner zbulon ‘profesionin’ e ri…

Showbiz

Me siguri e mbani mend ditëlindjen e bujshme të Travis Scott disa ditë më parë. Ai dhe Kylie kishin vendosur që festa të kishte në thelb një karburant duke e bërë shumë argëtuese. Në fund të festës i pranishëm u bë edhe një artist profesionist për realizimin e tatuazheve që të ftuarit të kishin një kujtim të veçantë nga ditëlindja.Sigurisht që vëmendjen më të madhe e tërhoqi Kylie.

Me postimin e fundit të Travis, u zbulua një detaj shumë special nga festimet e 28-vjetorit të lindjes së tij. Me anë të videos është zbuluar se ka qenë Kylie ajo që e ka realizuar tatuazhin e radhës të Travis. Reperi ka zbuluar se ka shkruar në krah ‘T.S (emoji zemër) K.J’.Siç edhe kuptohet inicialet janë të familjes së Kylie-t dhe Travis, duke përfshirë edhe vajzën e tyre Stormi. Mesa duket reperi ka zgjedhur mënyrë shumë të veçantë për të shprehur dashurinë që ka për partneren.