Kylie po ruan një dhuratë tepër luksoze dhe të veçantë për vajzën e saj!

Showbiz

kylieeee
Duke qenë se është 20 vjeçarja me pasurinë më të madhe të krijuar vetë sipas listës Forbes, nuk është e habitshme që vajza e saj të jetë e rrethuar nga luksi. Këtë gjë, e kemi kuptuar që me foton e karrocës së saj, e cila kushton gati 13 mijë dollarë. Por, për vogëlushen 6 muajshe, është rezervuar një tjetër dhuratë e cila ruhet me fanatizëm nga mamaja e saj.

kylie stormi

Kylie ka treguar se tek koleksioni i saj i çantave, i cili përbëhet vetëm nga marka luksi, është edhe një çantë shumë e dashur për të, të cilën do ia dhurojë së bijës. “çantat Hermes përveçse të bukura, janë një investim i madh. Këtë çantë ma ka dhuruar Kourtney dhe mendoj që është shumë e bukur. Kur Stormi të rritet pak, kjo çantë do bëhet e saj,” ka thënë Kylie teksa tregonte një çantë të vogël Hermes ngjyrë rozë.