Kylie sapo bleu shtëpinë e tretë! E dini për çfarë do ta përdorë?

Showbiz

 

kylie house

Kylie Jenner nuk është si bashkëmoshataret e saj 19-vjeçare, siç mund ta keni kuptuar nga festimet e fundit për ditëlindjen. Por më e vogla e familjes Kardashian-Jenner nuk është si asnjë nga të rriturit e tjerë, sidomos kur vjen puna për të ardhurat e saj.

Ndërsa pjesa më e madhe e moshatarëve të saj po luftojnë për të gjetur një punë ndërsa jetojnë me familjet, Kylie po mendon për një shtëpi të tretë.

Blerja e saj e fundit është një shtëpi 4.5 milionë dollarëshe në Hidden Hills, Kaliforni, e cila vjen vetëm tre muaj pas ajo bleu shtëpinë e saj të dytë 6 milionë dollarëshe, raporton TMZ.

Kylie u dha fansave të saj një turn ë shtëpinë e saj me katër dhoma gjumi, katër tualete, pasi mori çelësat në dorë.

Shtëpia e saj 464 m² ndodhet pranë shtëpisë tjetër të saj, në këtë mënyrë mund ta përdorë për miqtë kur vijnë në festat e saj gjigande. Sipas TMZ, Kylie planifikon ta përdorë atë si një zyrë për linjën e saj të kozmetikës Lip Kits.