Larg thashethemeve dhe Robertit, Nora Istrefi niset për pushime e shoqëruar nga…

Showbiz

Java e kaluar ka qenë padyshim e Norës dhe Robertit. Ndarja e tyre ka qenë kryefjala e çdo portali shqiptar e kosovar. Në të vërtetë, askush nuk do ta kishte besuar që një prej çifteve më jetëgjatë (plot 13 vite të kaluar së bashku) do të ndaheshin nëpërmjet një postimi në Instagram. Ishte Roberti ai që pranoi i pari se të dy i kishin dhënë fund martesës së tyre dhe se tashmë ishin veçse mami e babi i Renée-së, vajzë së tyre të vetme.


Menjëherë shtypi rozë iu fut kërkimeve për të zbuluar arsyen e vërtetë të këtij divorci, i cili i ngjan një kronike të paralajmëruar më parë. Çifti kishin prej muajsh probleme të vazhdueshme dhe se Roberti ishte larguar nga shtëpia.
Mirëpo në gjithë këtë histori, ku secili vazhdon të japë mend, Nora është e vetmja që nuk ka dhënë akoma variantin e saj, ose të paktën një prononcim për mediet. Dhe mesa duket, do të na duhet të presim akoma pasi këngëtarja e njohur sa nisur pushimet së bashku me vogëlushen e saj.


Nënë e bijë po pushojnë në një resort, i cili nuk bëhet ende i ditur ku është, por nga pamjet duket thjesht i mrekullueshëm. Është verë, ndaj dhe Nora me Renée-në i meritojnë disa ditë pushimi larg temperaturave të larta dhe thashethemeve. Të jetë vallë kjo përgjigjia e Norës për të gjithë pyetjet që po merr këtë kohë?