“Ledri më ka zhgënjyer ndërsa Noizy…” – Ja çfarë ka thënë moderatori i njohur për Tring Stars

Showbiz

Erald Farruku ishte i ftuari i kësaj puntate në Tring Stars. Në intervistën e realizuar nga moderatorja Katerina Trungu, modeli dhe moderatorii i njohur ka treguar se shumë shpejt do ta shohim në një tjetër ekran. Eraldi dha lajmin ekskluziv se po përgatitet për dy projekte shumë të veçantë, njeri lidhet me inxhinierinë për të cilën ka studiuar, e tjetri lidhet me luksin. Kështu e ka përmbledhur me një fjale duke mos dashur të japë më shumë informacione pasi është shpejt.
Veç kësaj, Katerina e ka pyetur për punën me të cilën po merret aktualisht, atë të menaxhimit të një clubi shumë të njohur. Gjithashtu moderatorja simpatike përfitoi ta pyeste edhe si ka qenë marrëdhenia e tij me Vip-at shqiptar.
Eraldi ka treguar se është zhgënjyer nga këngëtari Ledri Vula, pasi duke e njohur nga afër, kuptoi se ai është më shumë se mendjemadh. Ndërsa artisti për të cilin ka më shumë respekt është Noizy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Katerina (@katerina_trungu_) on