Ledri Vula është gati për t’u bërë baba!

Showbiz

vula2
Ledri Vula teksa ishte i ftuar në një emision ku foli pothuajse për gjithçka, shprehu dhe një nga dëshirat e tij më të mëdha. Është gati të bëhet baba dhe asgjë s’do ta gëzonte më shumë! I pyetur nëse është i gatshëm të krijojë familje, pa u menduar 2 herë këngëtari tha “PO” me plot gojën!

 785 0 5cac38c0d3945

“Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t’i kem të mitë. Shoh ata që janë bërë prindër, them dua dhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre unë jo.Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi. Si ta ndryshon jetën fëmija.”- u shpreh Ledri dhe nuk mund të ishte më entuziast se kaq.Poor, për t’u bërë baba duhet më parë të kesh një lidhje. Këtu si gjithmonë ai u tregua shumë i rezervuar dhe preferoi të heshtë.