Linda Halimi ndryshon tërësisht pamje!

Showbiz

Për pak ditë bëhen dy muaj nga koha kur Linda Halimi solli në jetë vajzën e saj. Këngëtarja u bekua me një vajzë, të cilën vendosi ta pagëzonte me emrin Kaimana. Halimi e mbajti shtatzëninë të fshehtë, por pas lindjes ka qenë shumë aktive në rrjete sociale. Madje pasi u bë nënë, Linda ka vendosur të bëjë edhe disa ndryshime në pamje.

 

View this post on Instagram

A post shared by ♈️LINDITA♈️ (@linditaworld) on May 2, 2019 at 10:49am PDT

Së fundmi ajo ka treguar se ka rritur flokët, duke qenë se për një kohë të gjatë i mbajti deri në gjatësinë e supeve. Linda ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet në formë të përkryer fizike dhe dallohen flokët e gjatë. “Të pëlqen floku im? Faleminderit, e bleva! (jo, jo në të vërtetë është i gjithi i imi)”, ka shkruar këngëtarja.