Lyrical Son na prezanton me vajzën e porsalindur!

Showbiz

lyricalk
Reperi Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son u bë baba për herë të dytë para pak ditësh. Megjithatë lajmi u bë publik vetëm dje, kur mësuam se vogëlushja kishte lindur më 26 janar dhe e kanë quajtur Erika. Festimi dhe bashkëshortja e tij Gresa janë, po ashtu, prindër të një vogëlusheje 3-vjeçare të quajtur Eva. Para pak orësh, këngëtari ka postuar foton e parë të dy vajzave së bashku duke na prezantuar kështu edhe me më të voglën e familjes.

“Falënderimi i takon Zotit së pari për të gjitha këto të mira që jemi duke i parë e duke i shijuar. Pastaj falënderoj prindërit e mi që më rritën, edukuan e sakrifikuan për mua. Faleminderit edhe Gresës që është duke bërë punën apo titullin më të mirë që mundet të të japë Zoti, Nënë. Nuk mundem t’ju harroj edhe të gjithë ju që më bëni të ndihem i veçantë ditë për ditë. Faleminderit për të gjitha fjalët e urimet. Ju duam, familja Arifi”, -kanë qenë fjalët e ëmbla që reperi ka zgjedhur për të shoqëruar foton.