Mamaja e saj feston ditëlindjen, Bleona u bën këtë kërkesë fansave…

Showbiz

bleona mam

Bleona Qereti gjithmonë ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me dy prindërit e saj, Oli dhe Nazmi Qereti. Dita e sotme është një datë e shënuar për familjen e tyre, sepse nëna e këngëtares feston ditëlindjen. Për t’i treguar gjithë dashurinë dhe vlerësimin, sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një surprizë nga ana e Bleonës.

bleona mami dtl

Këngëtarja ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi, në të cilën shihet një buqetë e madhe me trëndafila dhe disa tullumbace për t’i uruar ditëlindjen nënës së saj. Por përveç kësaj, Bleona ka dhe një kërkesë të veçantë për të gjithë fansat. Përkrah fotografisë së nënës së saj ajo ka shkruar:

bleona kerkese

“Dua që të gjithë fansat e mi të shkojnë tek profili i nënës time dhe ta urojnë gëzuar ditëlindjen. Jo sepse ajo është nëna ime, por sepse kushdo që e njeh atë personalisht bie dakord me mua se ajo është një person shumë i veçantë! Të dua mami!”.