Mamaja e Stresit zbulon sekretin, së shpejti kemi dasëm…

Showbiz

mrthestresi.jpg

Arkimend Lushaj ose ndryshe i njohur nga të gjithë ne si Stresi prej 2 muajsh ndodhet në burg. Që pas kësaj ngjarje mbështetja e të dashurës së tij, Kejsit, ka qenë tepër e madhe duke postuar çdo ditë foto me reperin e duke shprehur publikisht dashurinë që ka për të.
Këtë herë Kejsi ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto me partnerin teksa kanë pozuar të dy veshur me të bardha, ndërsa vjehrra e Kejsit, mamaja e Stresit ka zbuluar se shumë shpejt do t’a shohë nusen të veshur me të bardha, pasi çifti do të bëjë dasmë.
“Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi dhe Kejsi ”, shkruan mamaja e Stresit.
“Kam vjehrrën që çdo vajzë dëshiron të ketë.”- shkruan Kejsi krahas postimit të saj.

kejsstresudai.jpg