Mario promovon Era Istrefin, në mënyrën më të mirë të mundshme…

Showbiz

mario kim
Mario Dedivanovic mbetet të jetë shqiptari mashkull më i njohur në botë. Kjo pasi prej 10 vitesh është personi më i afërt i një prej vajzave më me influencë në shoëbiz-in ndërkombëtar, Kim Kardashian. Ai njihet si një ndër grimieret me te famshem dhe të zoten ne Amerike dhe në mbarë botën dhe Kim ka treguar se nuk do ishte aty ku është sot nëse nuk do ishte Mario.

mario kim2
Gjithmonë që i jepet rasti Mario tregon me krenari origjinën e tij. Madje ai edhe i mbështet artistët shqiptarë si Bebe Rexha apo Era Istrefin. Këtë të fundit grimieri shqiptar e ka promovuar para 4.6 milion ndjkësve të tij në Instagram. Ai ka postuar një video ku shihet rradha e gjatë e personave qe kanë marrë pjesë në Master Class-in që zhvilloi në Londër, por ajo që na bëri krenarë ishte fakti se në sfond dëgjohet “Bonbon” nga Era Istrefi.