“Më lër të të dua pak më shumë para se mos të jesh më dhe aq i vogël”, Almeda uron të birin në ditëlindjen e tij të parë

Showbiz

Efehan, djali bukurosh i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman feston sot 1-vjetorin e lindjes. Almeda ka zgjedhur ta celebrojë këtë moment në Instagramin e saj përmes një fotoje ku Efahan ka qenë vetëm 1-muajsh dhe nuk i besohet sa shpejt ka kaluar koha.

“1-muajsh në këtë foto dhe 1-vjeç sot. Si fluturon koha. Zemra ime është 1-vjeç sot. Efehan, më lër të të dua pak më shumë para se mos të jesh më dhe aq i vogël”, ka shkruar Abazi krah fotos ku shihet me Efehan në krahët e saj.

Ende nuk e dimë nëse Almeda dhe Tolgahan do të organizojnë një festë të madhe apo një festë private për shkak të situatës së pandemisë. Gjithsesi, presim detaje të tjera.

 

View this post on Instagram

A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on