Më mungon më shumë se çdo gjë-, Almeda Abazi përkujton me dhimbje njeriun e saj më të shtrenjtë

Showbiz

alemddiojrio

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, tashmë një yll i afirmuar në kinemanë dhe televizionin turk, ka çdo gjë për të qenë e lumtur: një bashkëshort të çmendur pas saj, një karrierë në ngjitje, një familje që e mbështet në çdo hap të sajin, por sërish ka diçka…më saktë është dikush që i mungon. Në pronocimet e saj publike, Almeda nënvizon faktin se mungesa e babait, i cili është larguar 11 vite më parë nga jeta, është një nga ato boshllëqe që do ta shoqërojë gjithë jetën. Një artikull i publikuar në gazetën “Tirona” ku risillet në vëmendje karriera e tij e sukseshme në atletikë, është bërë shkak që bukuroshja Abazi të preket e të përkujtojë babanë e saj të ndjerë. “Më mungon më shumë se çdo gjë!”-shkruan ajo në një postim në Insta Story, ku shihet edhe artikulli me titull “Muhamet Abazi, tironasi kampion në sportin e Atletikës”. Familja e aktores që tashmë ka një karrierë në Turqi vijon ta rikujtojë me mall sportistin Abazi, e madje nëna e Almedës,në ditën e dasmës së të bijës, i dhuroi dhëndërit aktorit Tolgahan Sayışman, unazën e bashkëshortit të saj të ndjerë.

alemdaa