Më në fund Elgit Doda dhe Klea Huta vijnë me një bashkëpunim!

Showbiz

klea egit
Çifti Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga më të diskutuarit e momentit. Që prej kohës kur lidhja e tyre u pranua publikisht të gjithë duan të dinë detaje për marrëdhënien e tyre. Shpesh, të dy këngëtarët zgjedhin të ndajnë me ndjekësit në ‘Instagram’ pak nga dita ose mbrëmja krah njëri-tjetrit, por janë gjithsesi të rezervuar për jetën private dhe më të fokusuar në anën profesionale.Siç edhe kanë pranuar më herët, së shpejti dy të dashuruarit do të sjellin edhe një bashkëpunim muzikor.

Pa u publikuar ende, mund të kuptohet sa i veçantë do të jetë ai klip, vetëm nga një video e publikuar prej Kleas disa minuta më parë. Ata shfaqen teksa regjistrojnë këngën së bashku dhe ato momentet kthehen në argëtuese dhe plot të qeshura nga prania e njëri-tjetrit. Mjafton të shikoni këtë video për të kuptuar sa e ëmbël është marrëdhënia e tyre.Tani mbetet vetëm të presim që të publikohet kënga, për të parë dhe dëgjuar më shumë rreth tyre.