Më në fund vjen lajmi zyrtar: Meghan dhe Harry sapo u bënë prindër!

Showbiz

Më në fund erdhi në jetë fëmija i shumëpritur i Meghan Markle dhe Princ Harry. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të çiftit mbretëror, ku u shfaq emblema e zyrtare e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, ndërsa poshtë saj shkruhej: “Është djalë”.

“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se madhëria e tyre Duka dhe Dukesha e Sussex u bënë prindër për herë të parë të një djali mëngjesin e sotëm. Fëmija peshon 3 kile dhe gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën. Çifti falënderon të gjithë publikun për emocionin që kanë përçuar. Njoftimet të tjera do bëhen në vazhdimësi”,-shkruhet në njoftimin zyrtar.