Mediat italiane, të mahnitura nga suksesi i yjeve shqiptare!

Showbiz

kosova pop
Suksesi i këngëtarëve shqiptare nëpër botë duket se ka vjedhur vëmendjen e të gjithave vendeve. Televizioni kombëtar italian, i ka kushtuar një reportazh atyre duke përmendur Dua Lipën, si fituese e 2 çmimeve ‘Grammy’, Rita Orën si një modele, aktore dhe këngëtare shumë e suksesshme, Era Istrefin, për këngën e njohur ‘Bon Bon’ si dhe pjesëmarrjen e saj në botëror, gjithashtu Bebe Rexhën dhe Ava Max si këngëtaret e reja të cilësuar nga ‘Billboard’ si yje në ngjitje. Gjatë reportazhit theksohet fakti që të gjitha vajzat kanë një lidhje të fortë me prejardhjen e tyre dhe e shprehin gjithmonë këtë. Së shpejti, mund të shohim një bashkëpunim midis tyre, duke sjellë ‘New Lady Marmalade’, siç janë shprehur dhe vetë këngëtaret.