Melania del nga spitali, Donald Trump bën gabimin që habiti të gjithë!

Showbiz

melania spital
Pak ditë më parë, Zonja e Parë e SHBA-ve u shtrua në spital për të kryer një ndërhyrje në veshka. Vetë Presidenti Donald Trump, ka shkruajtur disa herë rreth kësaj çështjeje, duke informuar të gjithë për problemin e saj si dhe për faktin se operacioni kishte dalë me sukses dhe së shpejti Melania do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Mirëpo, sot që Melania doli nga spitali, ajo çka shkrojti Donald i habiti të gjithë.

dm spital

Ai ka treguar gëzimin e madh të shërimit të bashkëshortes së tij, duke shkruajtur: “Është gëzim i madh që e kemi sërish zonjën tonë të parë të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë. Melanie ndihet dhe është shumë mirë.” Por, duket se presidenti nuk e ditka dhe aq mirë sesi shkruhet emri i partneres së tij, gjë të cilën e kanë evidentuar të gjithë duke e korigjuar që duhet të shkruante “Melania” dhe jo “Melanie”. Një gabim aspak i këndshëm ky nga ana e tij.