Melanie Trump bëhet sërish epiqëndra e kritikave…

Showbiz

melanie kapelja
Zonja e Parë e Amerikës, di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen. Edhe pse në shumë raste, ndoshta ka dashur ta shmangë këtë gjë. Dalja e saj e fundit publike, po komentohet tejmase në rrjet. Ajo dhe Presidenti Trump, mirëpritën presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte.

melanie kapele

Gjatë kësaj pritjeje, Melanie kishte veshur një kapele të bardhë e cila nga shumë persona u komentua si e papërshtatshme për rastin. Jo vetëm kaq, por gjatë mbrëmjes më tej, Melanie veshi një fustan ngjyrë argjendi, Channel, me një prerje të hollë kryesisht tantelle. Një tjetër zgjedhje e Melanie, e cila u duk më tepër ekstravagante seç duhej për këtë rast.

melanie channel