Melis Sezen tërheq kritika më shumë se sa komplimente me videon e saj nga Festivali i Kanës

Showbiz

Melis Sezen, e cila është vlerësuar si një ndër aktoret turke me shumë potencial në radhën e aktorëve të gjeneratës së re, ishte ndër emrat më të komentuar mes aktorëve turq që morën pjesë këtë vit në Festivalin e Filmit në Kanë. Videoja e postuar nga aktorja ku ajo shfaqej tepër elegante me fustanin e saj ngjyrë leopardi, duke bërë veprime provokuese u komentua dhe krijoi diskutime, madje edhe replika në rrjetet sociale.  Atmosfera që ajo përcolli përmes videos, pak çaste përpara se të shkelte tapetin e kuq u shoqërua nga nënshkrimi:”Unë jam gati, po ti? ” Por kjo video, edhe pse u pasua nga pëlqime dhe komplimente të shumta nga ana e admiruesve të saj, nuk mundi të zhvendoste vëmendjen nganumri i madh i kritikave apo komenteve me ngjyra jo-komplimentuese, ku madje pyetej përse ajo bënte të tilla lëvizje. Mes komenteve ajo krahasohej shpesh me aktoren dhe këngëtaren Merve Boluğur.