Meryem Uzerli i «vjedh» dermatologun familjes Kardashian

Showbiz

mermudermto.jpg

Familja Kardiashian është padyshim familja më influenciale në botë. Gjërat që bëjnë motrat dhe pjesëtarët e tjerë të kësaj familje kthehen në një trend të padiskutueshëm që shpesh ndiqet nga të gjithë. Çdo person që punon për ta, qoftë dhe më i parëndësishmi, merr famë ndërkombëtare dhe e kërkojnë të gjithë.
Kjo gjë ndodhi këtë herë me dermatologun e familjes Kardashian. Ishte aktorja e famshme turke Meryem Uzerli e cila ka përfituar nga ai trajtimet që bëjnë vetëm motrat e familjes Kardashian. Këtë privilegj ajo e pati vetëm për faktin se dermatologu, Simon Ourian, është mik i vjetër i saj. Për këtë ajo ka vendosur të ndajë edhe një video në rrjetet sociale, duke i bërë kështu edhe marketing mikut të saj e duke e cilësuar atë si dermatologun më të mirë në të gjithë botën.