Mesazhi drithërues i Almeda Abazit për nënën e saj

Showbiz

vcvcv

8 marsi është një ditë ku të gjithë shohin thellë brenda zemrës së tyre për të gjetur aty momentet më të bukua me nënën e tyre. Urimet më të bukura dërgohen në këtë ditë dhe një urim kaq emocionues ka qenë ai i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi kushtuar nënës së saj. Ja se çfarë ka shkruar ajo!

Mamushit tim,

E kujtoj si sot kohën kur në vogëli, më pyesnin se çfarë do doja të bëhesha kur të rritesha dhe unë me gjithë dëshirat e pasionet e moshës përgjigjesha: dua të bëhem si mami. Doja të isha TI. Pa qenë ndoshta fare e vetëdijshme për ato që thoja, unë kam dhënë përgjigjen që do të jepja edhe sot. Sepse sot, më shumë se kurrë dua të jem si ti mami.

Dua që edhe unë të jem zemra, shpirti, shoqja e ngushtë, motivimi, inspirimi i fëmijëve të mi, njësoj siç ke qenë ti për mua. Kur njeriu rritet dhe nis të mendojë për të nesërmen, për ditën kur do të bëhet prind, brengën më të madhe e paska me veten: a do mundem dhe unë që të jem po aq e mirë sa nëna ime? Këtë përgjigje nuk besoj se do t’ia jap ndonjëherë vetes mam, ama e di me siguri që e kam njohur modelin ideal për të qenë një nënë, bashkëshorte, grua, një njeri shembullor. Dhe këtë ma ke mësuar ti mami. Ti, që nuk do të mund të të përshkruaj dot kurrë me fjalë. Sepse e tillë je ti, e papërshkrueshme, e papërsëritshme, e paarritshme.

Ti je bota ime! Të dua!

Almeda jote