Miriam Cani publikon foto nga djepi i Duam

Showbiz

Dje Miriam Cani solli në jetë fëmijën e saj të dytë, Duam.

Këngëtarja ka publikuar një ditë pas lindjes, djepin e djalit dhe sipër saj tullumbacet e dhuruara nga e bija ku shkruhet “Me shumë dashuri, motra jote Ameli”.

“Mirëmëngjes Botë ☀ Mbusha një ditë!

Mëngjesin e tij të parë Duami u zgjua i qetë, i buzëqeshur dhe i përkëdhelur nga dashuria që e rrethon. Kjo edhe falë kushteve dhe shërbimit të mrekullueshëm që stafi i spitalit na ka ofruar. Së pari një faleminderit special dhe i përzemert për Doktor Kreston Kati i cili me një përkujdesje të jashtëzakonshme dhe një profesionalizëm të rrallë ka ndjekur gjithë shtatëzaninë deri në lindje. Gjithashtu faleminderit mjekëve, infermierëve dhe gjithë pjesës tjetër të stafit të spitalit”