Modelja e famshme, tregon për herë të parë ndërhyrjen kirurgjikale…

Showbiz

tyra wes
Ajo është ikona e modës dhe një nga super modelet më të arrira. Tyra Banks është komentuar përherë për bukurinë e saj dhe përveçse një modele tejet e suksesshme, prej vitesh ajo është pjesë e televizioneve si një nga pjestarët e jurive të ndryshme që përzgjedhin modelet e reja në kompeticione të ndryshme. Përherë Tyra është diskutuar si femra me linja unike dhe imazhin perfekt. Megjithatë, është përfolur që edhe Tyra ka bërë disa ndërhyrje për të qenë kaq perfekte.

banks
“Është e vërtetë, unë kam ndërhyrje kirurgjikael, por vetëm në fytyrë. Hunda ime është kaq perfekte në saj të operacioneve. Më parë ishte shumë e madhe dhe pa formë, nuk më pëlqente aspak, ndaj vendosa të kryeja ndërhyrje. Por vetëm kaq. Hunda ime dhe flokët janë të vetmet gjëra që nuk i kam të miat, pjesa tjetër është në saj të gjeneve që kam të trashëguara,” është shprehur modelja.