Modelja realizon ëndrrën e saj të madhe, përlotet në video…

Showbiz

winnie

Victoria Secret është ëndrra dhe “kulmi” për shumë vajza që aspirojnë të bëhen modele të famshme. Si e tillë, çdo dalje që modelet kanë në skenë me veshjet VS e kanë ëndërruar prej vitesh ndaj emocioni është tepër i madh. Një modele tejet e veçantë është edhe Winnie Harlow e cila është vajza që tronditi botën e modës me vetiligot e saj sa të çuditshme aq edhe simetrike sa dukeshin si të pikturuara.

Ndërkohë që shumë mund të kompleksoheshin, ajo e ka kthyer këtë karakteristikë në avantazh dhe është tepër e kërkuar nga shtëpitë e modës dhe nga markat më të mira. Dje ajo duke kaluar në një qëndër tregtare pa veten e saj në monitorin brenda dyqanit të Victoria Secret dhe u përlot që më në fund erdhi dita që ajo realizoi një nga ëndërrat e saj më të mëdha. Shumë vajza do të donin të ishin Winnie në ato momente ndaj ajo duhet të ndihet me shumë fat.