Modelja shqiptare në pritje të fëmijës së parë!

Showbiz

vivian
Ndonjëherë komentet e miqëve në rrjetet sociale tregojnë “sekretet” e personazheve të njohur shqiptarë, por jo vetëm. Rastësisht, por me qëllimin e mirë për t’ju komentuar shoqeve të tyre, mikeshat ndonjëherë zbulojnë sekrete. Një shoqe e modeles së njohur Vivian Canaj përmes një komenti në profilin e modeles ka zbuluar se Vivian është në pritje të fëmijës së parë.

vivian2

Në fakt nga fotoja, dukej barku i rrumbullakosur i modeles, por komenti i mikeshës e ka konfirmuar shtatzëninë. “O barku jot që po rritet nga dita në ditë”,-i ka shkruar një mikeshe modeles shqiptare.