Moderatori i njohur i habit të gjithë! I kërkon ndjesë këngëtares së famshme

Showbiz

gfdgyh

Pas sulmit që ndodhi në Londër, moderatori i njohur britanik Piers Morgan shprehu hapur kritikën e tij për këngëtaren Ariane Grande. Sipas tij, ajo bëri shumë gabim që nuk shkoi të vizitonte të lënduarit e sulmit terrorist.

article piers morgan

Megjithatë, pas koncertit të dy ditëve më parë në Manchester, duket se moderatori ka ndryshuar mendimin. Ndër të tjera Morgan shkruan se ai as nuk e njihte Ariana Granden dhe nuk dinte as këngët e saj. Thjesht, kishte menduar se për aq kohë sa mbretëresha 91 vjeçare kishte shkruar të vizitonte të plagosurit, patjetër edhe Ariana duhet të kishte bërë diçka. Por ka qenë koncerti i organizuar nga Grande, ai që ka ndryshuar gjithçka.

Manchester One Love Ariana Grande
“Une pashë koncertin tuaj dhe u frymëzova shumë. Në qendër të gjithë këtij organizimi ishe ti. Ti mund të dukesh një vajzë e vogël por forca jote ia kaloi çdo sulmi terrorist. Qëndrove stoike përballë një situate të rrezikshme.”- ka thënë ai.

ariana grande one love manchester concert show of defianc 958191

“Isha shumë gabim dhe të paragjykova por ti ke guxim ndaj më fal që dyshova për këtë” – ka përfunduar Morgan.