Mos ndoshta One Direction do të kthehen përsëri bashkë?

Showbiz

Fansat e grupit “One Direction” po ëndërrojnë se rikthimi së bashku i grupit mund të ndodhë më shpejt se e kishin parashikuar.

Fansat e ‘One Direction’ kanë gjetur një rreze drite: Djemtë e ‘1 Direction’ po ndjekin të gjithë Zayn Malik në Twitter përsëri.

Fansat vunë re se Niall Horan, Liam Payne, Harry Styles dhe Louis Tomlinson si dhe llogaria zyrtare e ‘One Direction’ në Twitter  të gjithë janë pjesë e 28.5 milion ndjekësve të Malik.

Nuk dihet saktësisht se kur anëtarët filluan ta ndjekin sërish të dashurin e Gigit, por kjo nuk është me rëndësi, pasi fansat tani kanë filluar festën.