«Mos u marto me të, ajo do të të rrënojë», vëllai i Meghan Markle trondit familjen mbretërore me mërinë dhe fyerjet ndaj të motrës

Showbiz

prinatata

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga dasma e vitit, ajo midis princ Harryt dhe aktores së ‘’Suits’’ Meghan Markle, duken se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë, sidomos kur bëhet fjalë për pranimin e kësaj lidhjeje nga familjarët e dukeshës së ardhshme. Teksa familja mbretërore po merret me detajet e fundit përpara dasmës, një letër e të vëllait të Meghan, ka vënë në vështirësi këtë të fundit, por edhe Harryn

“Je ende në kohë”. Kështu e nis letrën e tij për princin Harry, vëllai i aktores Meghan Markle, Thomas, vetëm pak ditë përpara dasmës mbretërore. Tomas nuk është kursyer aspak në fyerjet për të motrën, për të cilën është kujdesur vetë që kur ajo ishte fëmijë.
Për të, Meghan është absolutisht e cekët dhe mendjemadhe, e cila do të tallet me familjen mbretërore dhe trashëgiminë e saj. Në letër, e cila tashmë ka bërë xhiron e botës, shkruhet se sa më shumë të afrojë dasma, aq më në rrezik është familja mbretërore.
“Meghan Markle” nuk është absolutisht femra e duhur për ju. Jam shumë konfuz se përse ju nuk shihni Meghanin e vërtetë që sheh gjithë bota. Por 51-vjeçari nga Oregoni i SHBA-ve nuk mjaftohet me kaq. Ai ankohet se babai i tyre u zhyt në borxhe të mëdha vetëm për të mbështetur Meganin në ëndrrën e saj për aktrim dhe ende sot vuajnë financiarisht. Tomas thotë se as ai dhe as babai i tij nuk janë ftuar në dasmë.
“Çfarë lloj njeriu do ta zhyste babain e saj në borxhe deri në faliment dhe më pas do ta harronte totalisht?” por ai e mbyll letrën për princin me fjalët: “Gjithsesi Meghan është ende motra ime. Është familja ime. Ndaj çfarëdo që ajo të bëjë, të më harrojë mua apo familjen, prapë mbetet familja. Sipas të vëllait, qëllimi i Meghan është vetëm një: të portretizojë veten në mënyrë krejt false, si princesha Diana e re. “Ajo po luan rolin e saj më të madh të jetës, atë të Dianës. Dianën e adhuronin në të gjithë botën dhe për arsyet e duhura por Meghan nuk është Diana” përfundon letra.