Mozzik bllokohet në mes të rrugës! I bëjnë pritë dhe nuk e lejojnë të kalojë…

Showbiz

Mozzik është një nga reperët më të njohur në Shqipëri dhe jo vetëm. Karriera e tij nisi me disa bashkëpunime me artistë shqiptarë kur ishte ende pjesë e ‘On Records’.

Pavarësisht kësaj, ai nuk i lë asnjëherë pas dore fansat në Shqipëri, duke sjellë herë pas here këngë në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ky detaj i ka bërë ato ta duan reperin akoma më shumë dhe dashurinë e tyre e shprehin nëpërmjet mbështetjes që tregojnë në projektet e tij të reja.

Ditën e sotme, Mozzik ka treguar se përkrahjen e tyre nuk e gjen vetëm në internet, por edhe në jetën e përditshme. Ai ka publikuar një foto në ‘Instastory’ të kapur nga lart, ku duket makina e tij e rrethuar nga një grup njerëzish, teksa është duke ecur në rrugë.

Vetëm disa ditë më parë, Mozzik publikoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Unikkatil, një këngë që është pritur shumë mirë nga adhuruesit e kësaj. Duket se sukseset nuk kanë fund për të dhe fansat e mbështesin në çdo moment.