Mozzik na zbulon ‘padashje’ gjininë e fëmijës!

Showbiz

mozzzzzzzzzzzz

Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana, prej kohësh përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë. megjithatë çifti i njohur nuk ka reaguar ende për këtë çështje, por postimet e tyre në ‘Instagram’ flasin shumë. Së fundmi, reperi ka publikuar një video, në të cilën shihet se ka blerë një xhup fëmijësh. Duke qenë se Mozzik njihet për jetën e tij luksoze, siç duket edhe fëmijën do ta veshë me marka të njohura, sepse xhupi i përket firmës ‘Gucci’.

 640 0 5b9bf028c490b

Në video tërheq vëmendjen edhe ngjyra blu e xhupit dhe duke qenë se zakonisht këtë ngjyrë e përdorin për djemtë, ndoshta Mozzik po na zbulon edhe gjininë e fëmijës. Krahas videos reperi ka shkruar: “Familja e para”, duke lënë të kuptohet se që tani ka filluar të ndjejë rolin e babit.