Mund t’i thoni çdo gjë, por mos i bëni kurrë këtë pyetje Kivanc Tatlitug!

Showbiz

kttl motor
Përpara 5 vitesh, aktori i njohur turk i mbijetoi për mrekulli një aksidenti me motorr. Megjithatë, si duket ajo ndodhi nuk ka qenë mjaftueshëm bindëse për të, sa për ta bërë të heqë dorë nga pasioni i tij për shpejtësinë. Ditët e fundit ai është parë sërish me motorr, pavarësisht kërkesave të shumta të bashkëshortes së tij, për t’u treguar më i kujdesshëm.

kttlnusja

Por, ndërkohë që motorri është një ndër pasionet e tij më të mëdha, pyetjet drejtuar rreth këtij pasioni janë ato që e irritojnë më tepër aktorin. Së fundmi, një gazetar e ka pyetur nëse bashkëshortja e tij zemërohet kur Kivanc nget motorrin dhe aktori i famshëm nuk ka reaguar aspak mirë ndaj kësaj pyetjeje. Në vend të përgjigjes, aktori thjesht e pa i acaruar gazetarin dhe zgjodhi të largohej që aty, pikërisht me motorr.