Murat Boz apo Can Yaman? Debati i internetit

Showbiz

bozmzmzl

Murat Boz apo Can Yaman, cilin do të zgjidhnit ju? Dy aktorët janë kthyer në çështje diskutimi në rrjetet sociale për shkak të paraqitjes së tyre fizike.

Ja sa shumë ushtrohen në palestër dy aktorët! Murat Boz, aktualisht 38 vjeç, prej 3 vitesh ushtrohet 5 herë në javë në palestër. Can Yaman, aktori më seksi aktualisht në kinemanë turke, bën vetëm një ditë pushim, 6 ditët e tjera të javës ai shkon rregullisht në palestër. Edhe pse shumë nga fansat, kanë zgjedhur midis tyre një emër, disiplina është ajo çfarë i ka bashkuar të dy.

can4

Can Yaman vjen nga 2 gushti në ekranin e Tring me serialin “Pavarësisht dashurisë”. Gjithashtu, së shpejti në 3 Plus do të nisë “Hëna e plotë” ku ai interpreton në krah në Ozge Gurel. Projekti i fundit i Can ishte “Erkenci Kus”. (My Tring IPTV – VOD)