Murat Yildirim dhe Iman Elbani bëhen prindër

Showbiz

Pas suksesit në bashkëpunimin e tyre në projektin efundit ku ata ndanë së bashku sheshxhirimin, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani po shijojnë momentin më të lumtur të jetës së tyre.  Aktorët e famshëm janë bërë prindër!

Ylli i serialit “Ramo e ka bërë publik ditët e fundit lajmin e gëzueshëm, njikohsisht edhe emrin e vogëlushes së tyre. Përmes një postimi në instagram, aktori ka ndarë lajmin shoqëruar foton e parë që e shfaqte Elbanin shtatzënë, shoqëruar me shënimin:  “Ju falënderoj shumë të gjithëve… Ju që jeni lutur për ne për një kohë të gjatë dhe keni uruar këtë çast, më në fund ka lindur vajza jonë Miraj…Jemi shumë të lumtur”!

Ky lajm befasues, për të cilin fansat e dyshes së famshme nuk ishin në dijeni, për shkak të mbajtes në fshehtësi të shtatzanisë, ka emocionuar dhe lumturuar kolegët e tyre dhe fansat e panumërt.

Yildirim dhe aktorja me origjinë marokene u martuan në v. 2016 dhe fatkeqësisht u përballën me humbjen e një fëmije në vitin 2019, ende pa e sjellë atë në jetë. Ka qenë ndoshta kjo arsyeja që për një periudhë të gjatë çifti është ndier supersticioz dhe e ka mbajtur të fshehtë shtatzaninë, larg shfaqjes së shpeshtë në sytë e publikut.