Ndahet nga jeta legjenda e Hollywood, Kirk Douglas!

Showbiz

Kirk Douglas, legjenda e Hollywood-it, ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare. I lindur në New York në 1916-ën, Kirk pati ndikim gjatë “periudhës së artë” të Hollywood-it, duke fituar nominimin e parë për Oscar në 1949-ën.

Talentin në aktrim, e trashëgoi edhe i biri, Michael Douglas, që gjithashtu është fitues i çmimit Oscar.

“Eshtë trishtim i madh që unë dhe vëllezërit e mi duhet të themi se Kirk Douglas na la sot. Për botën ai ishte legjende, një aktor që vinte nga filmat e epokës së artë, por për mua dhe vëllezërit e mi ishte thjesht Babi… ” – tha Michael Douglas.

“Do të të dua për gjithë jetën! Më ka marrë malli që tani.” – tha Catherine Zeta Jones.

Më shumë se 90 filma mbanin emrin e tij, duke e shndërruar në një prej aktorëve më frytdhënës të atyre dekadave.