Ndryshimet tashmë duken qartë: Almeda Abazi në muajin e 5-të të shtatzënisë!

Showbiz

almeda 5
Pak kohë më parë bukuroshja shqiptare ndau më të gjithë lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël. Almeda Abazi dhe aktori i njohur Tolgahan Sayisman, vitin që vjen do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti kanë festuar ditëlindjen e Tolgës së bashku me miqtë dhe nga fotot e mbrëmjes, vihen re ndryshimet fizike të Almedës.

almeda abazi 090252OB

Tashmë, në muajin e 5-të, shtatzënia nuk mund të “fshihet” dot më. Barku i rrumbullakosur e ka bërë akoma më të bukur Almedën, e cila pavarësisht se ka marrë disa kile tepër, gjë e cila është mëse normale, gjithsesi duket se ka ende linjat perfekte.