Ndryshon pamje Fahriye Evcen por fansat nuk ndalen me komente negative

Showbiz

Postimi i fundit i Fahriye Evcen është bërë shkak që në portalet turke të shkruhet keq për të. Në fakt, janë fansat e aktores të cilët nuk e pranojnë imazhin e saj të ri me lente jeshile.
Komente të tipit “Nuk të shkon kjo ngjyrë e syve” apo “Je më e bukur pa lente” kanë qenë të shumta. Edhe pse ka ngjallur kaq shumë debat, kjo nuk ishte një zgjedhje personale e aktores. Përkundrazi, Evcen është paguar 1 milion lira turke nga një kompani lentesh në Lindjen e Mesme për të realizuar këtë reklamë!