Në listën e meshkujve më të bukur në botë u renditën edhe këta aktorë turq…

Showbiz

Të gjitha revistat prestigjoze botërore kryejnë herë pas here sondazhe nga më të ndryshmet. Kemi parë renditje të personazheve publikë për arsye nga më të ndryshmet. Këtë herë një revistë prestigjoze ka ngritur gjatë verës sondazhin: Cili është mashkulli më i bukur në të gjithë botën?
Në bazë të votimeve të publikut në listën e gjatë janë edhe 3 aktorë turq që i kemi ndjekur në ekranin e Tring. Në vendin e 43 është renditur aktori Baris Arduç, në vendin e 38 Kivanç Tatlitug dhe më i votuari ka qenë Cagatay Ulusoy duke u renditur në vendin e 6-të.
Fituesi i sondazhit ishte këngëtari Zayn Malik!