Nëse jeni në një nga këto qytete evropiane, mund të dëgjoni zërin magjik të kësaj këngëtare të famshme

Showbiz

duaiaiaa

Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka bërë së fundmi publike datat e turit të saj të koncerteve për muajt tetor dhe nëntor 2017. Plot 20 koncerte janë në axhendë për këngëtaren në këto dy muaj, dhe do të jenë plot 20 qytet evropiane ku ajo do të performojë.

Fillimisht artistja do të performojë në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar, më pas në Munih të Zvicrës, në Frankfurt të Gjermanisë, Esch Berlin, e deri në Oslo të Suedisë.
Ndërsa muaji nëntor do ta gjejë këngëtaren në katër qytete tjera evropiane: Kopenhagë të Danimarkës, Antwerp të Belgjikës, Amsterdam të Holandës, dhe koncerti përmbyllës do të jetë në Londër më datën 6 nëntor.