Neslihan Atagul tregon mënyrën e re të ushqyerit! Për këtë e kanë ndihmuar fqinjët…

Showbiz

Neslihan Atagul së fundmi po shijon jetën në fermë. Një gjë shumë të mirë që ofron jeta e fshatit është padyshim ushqimi. Këtë ka dashur të tregojë edhe aktorja me publikimet e fundit në rrjetet e saj sociale. Sipër në pemë duke këputur fruta të freskëta, Neslihan tregon se po shijon benefitet që i jep jetesa në vilën në fshat.
Sigurisht që jeta në fshat është më kolektive dhe marrëdhënia me fqinjët më e afërt. Neslihan gjithashtu ka treguar se si fqinja e saj ka përgatitur marmalata të ndryshme me frutat e kopshtit të saj!