Nesrin Cavadzade bëhet imazhi reklamues i markës së njohur të bizhuterive

Showbiz

Nesrin Cavsadzade, e cila portretizoi Shahikën në serialin “Molla e Ndaluar”, tranmsetimi I të cilit vazhdon në Vizion Plus, së fundmi është mbuluar nga shkëlqimi i bizhuterive në promovimin e markës së njohur të bizhuterive pas reklamës së realizuar ditët e fundit. Gjatë intervistës ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë teksa ka rrëfyer se gjatë kësaj experience zbuloi edhe varësinë nga përdorimi i bizhuterive.

Më herët mendoja se shkëlqimi i një varseje apo unaze, ishte aksesor i mjaftueshëm për aparencën e një gruaje, por pas kontaktit me shumë nga bizhuteritë e markës, ndjej se nuk mund të shkëputem më prej tyre, ndihem sikur diçka më mungon!”, ishin fjalët e saj. Aktorja e famshme e serialeve e filmave nuk e pati problem  të zbulonte se kjo kontratë kishte pasur përfitime të mëdha, e një ndër to ishte që ajo nuk do të shpenzonte më shuma të mëdha për blerjen e tyre!“Mendoj se nuk do të paguaj më për bizhuteritë, falë këtij bashkëpunimi”, tha ajo.

Pyetjes se çfarë mendonte për stilin ekstravagant  të preferuar nga njerëz të shumë të artit, Çavadzade iu  përgjigj se ajo vetë ishte një prej tyre dhe në raste të caktuara edhe  pëlqente ta ekzagjeronte disi në veshje.