Nesrin Cavadzade flet për planet e afërta: “Po mendoj për pushime, projektet e radhës në sezonin e ri”

Showbiz

Aktorja e njohur Nesrin Cavadzade, aventura e së cilës në serialin “Molla e Ndaluar” me personazhin e Shahikës zgjati për 4 sezone, vazhdon rrugëtimin e sukseshëm në karrierën e saj me projektin e ri në të cilin interpreton në rolin kryesor. Së fundmi aktorja ka folur në lidhje me ecurinë por edhe me vazhdimësinë e projektit.

Gjatë intervistës Xhavadzade tregoi se projekti me të cilin është angazhuar. ishte planifikuar për një sezon të vetëm dhe transmetimi i tij episod pas episodi po i afrohet finales. Duke folur në emër të stafit, aktorja u shpreh se si ajo ashtu edhe ekipi i xhirimit ndiheshin të lumtur, që xhirimet u zhvilluan me ritëm të shpejtë dhe pa incidente.

Ajo dha gjithashtu lajmin se pas përfundimit të xhirimeve për këtë projekt, pritet që të pushojë dhe të kompesojë kohën e kaluar në distancë me të fejuarin e saj, aktorin Gokhan Alkan. Ndërsa  më pas parashikon të ritakohet me fansat në një tjetër projekt, në sezonin e ardhshëm.

Aktorja e cila prej vitit 2004 ka interpretuar në shumë filma e seriale, gjithmonë ka tërhequr vëmendjen edhe me natyrën e saj të ngrohtë e të komunikueshme me shtypin.