Nik Xhelilaj nuk di të ndalet, sërish me një rol të veçantë!

Showbiz

nik xhelilaj
Nik Xhelilaj është padyshim një nga aktorët më të njohur shqiptar. Ai ka luajtur në disa filma në vendin tonë, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në një serial historik turk, i quajtur ‘Kryeqyteti’. Mesa duket suksesi për Nikun do të vazhdojë, pasi vetë aktori ka zbuluar se së shpejti do të jetë pjesë e një tjetër seriali.

nik

Këtë herë roli do të jetë shumë i veçantë, pasi do të luajë një personazh me origjinë shqiptare nga Prizreni. “Tematika e filmit do të jetë me Sirinë dhe do e nis me rolin e një terroristi, por në serialet turke nuk dihet si përfundon”,-ka thënë më tej Nik duke lënë surprizë detajet e tjera.